Vranë dhe dogjën nënë e bir/ Jepet vendimi për nusen dhe dashnorin e saj

0
hysnie hoxhallari

Gjykata e Vlorës jep burg përjetë për Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarni. Dënimi i tyre do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Dy vite më parë ata vranë Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, vjehrra dhe burri i Hysnies.

Pas hetimeve që zgjatën plot dy vjet, prokuroria në mbyllje të hetimeve kërkoi burgim të përjetshëm për të dy autorët e vrasjes makabre, ngjarje kjo e ndodhur në datë 21 janar të vitit 2018.

Mirëpo gjykata ka caktuar burg përjetë vetëm për Pirjasin, duke zbutur kështu dënimin për Hysnie Hoxhallarin.

SI NDODHI NGJARJA

Vrasja që tronditi qytetin e Vlorës më 21 janar 2018, ku Selkie dhe Olsi Hoxhallari (nënë e bir) u vranë dhe më pas u dogjën, dërgoi në qeli dy autorë, që ishin nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi. Hysnie Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila sipas Prokurorisë, kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin. Gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë.

Krimi i rëndë që tmerroi Vlorën ndodhi në janar të 2018-ës, ku e moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerjeje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Ky krim i rëndë u raportua në polici në orët e para të mëngjesit të datës 21 janar, nga vetë nusja e shtëpisë, Hysnie Hoxhallari.

Pasi ka dhënë dëshminë në Policinë e Vlorës, ajo është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se kush mund ta bënte një gjë të tillë dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj, Olsi Hoxhallari, sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Dëshmisë së Hysnies nuk i ka besuar shumë Prokuroria e Vlorës, e cila në atë periudhë ka vënë në përgjim disa anëtarë të familjes, ku ka rezultuar se Hysnia fliste me motrën e saj, Dashurie Ziu, dhe bashkëshortin e kësaj të fundit për fshehjen e disa kartave telefonike, që për to ishin prova që mund të sillnin zbulimin e ngjarjes.

Kaq ka mjaftuar që vëmendja e prokurorëve dhe policëve të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërisht nuk kishte pasur të njëjtin fat si vjehrra dhe burri i saj që u vranë dhe u dogjën, por u kishte shpëtuar agresorëve. Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë studiuar me vëmendje të gjitha tabulatet telefonike të numrit të telefonit që përdorte Hysnia, ku ka rezultuar se ajo ka biseduar gjatë dhe shpesh me një person nga Fieri, që quhej Kasëm Pirjasi.

Pikërisht me këtë person ajo kishte krijuar një lidhje intime jashtëmartesore. Përgjimet dhe ndjekja në teren e çiftit të dashuruar solli zbulimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, ku gjatë fazës hetimore të dy kanë pranuar autorësinë e krimit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në këtë vrasje të rëndë të nënë e bir në janar të 2018.

Artikulli i mëparshëmDetyrimi për mbajtjen e maskës, Sazan Guri befason me hipotezën e re: Të bën pak budalla!
Artikulli i radhësBasha: Shqipëria e papërgatitur, sistemi shëndetësor në kolaps