Kohën e fundit me rastin e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2025, nga ana e Partisë Socialiste është vënë re fenomeni “i blerjes dhe përdorimit” të mjaft artistëve.
Deri më tani, protagonist i kësaj ka qenë kreu i fushatës së PS në Tiranë, Erion Veliaj, i cili është shfaqur në fushatë me këngëtarë si Eli Fara, Kastro Zizo, Brikena Kamenica, aktorin Gaz Paja, etj.
Pikërisht ky angazhim i artistëve në politikë dhe më konkretisht në këtë prag-fushatë të nxehtë elektorale është trajtuar mbrëmë në emisionin “Open”, ku ka spikatur një deklaratë e fortë e artistit të njohur Robert Aliaj.
Pasi e ka quajtur përfshirjen e artistëve në politikë si një trashëgimi nga diktatura, Alia, deklaron se nëse i japin shumë do të ishte i gatshëm që të angazhohej edhe ai.
“Përfshirjen e artistëve është trashëguar që nga komunizmi. Në komunizëm artistët janë vetë-ofruar. Politika i përdor artistët. Artistët angazhohen për një sërë arsyesh. Jemi një komb shumë i shitshëm. Artistat nuk vlerësohen dhe pastaj angazhohen në politikë. Ne jemi komb i shitshëm. Jemi shitur për një palë mbathje të përdorura. Po të jap një deklaratë: Po të më japin shumë, do angazhohem dhe unë”, deklaroi Robert Aliaj.