Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Shqiptarja, e cila numëron fansa të shumtë gjithandej botës, pritet të rikthehet nesër (e premte) me këngë të re pas një kohe të gjatë.
Ajo ka paralajmëruar projektin e radhës, i cili do jetë në bashkëpunim me reperen e famshme Doja Cat.
Duke qenë se kanë mbetur vetëm një ditë nga lansimi i këngës, këngëtarja nga Dibra ka sjell pamje të reja nga xhirimet e klipit.
Biondja, e kthyer në të kuqe, ka ndarë një video atraktive ku ka vënë në pah linjat e mahnitshme trupore.
“E dua këtë ‘look’”, ka shkruar ajo.
E veshur me një palë pantallona të errët ku shkruan ‘Jealous’, Bebe ka arritur të vë në fokus mjaft mirë titullin e këngës “Baby I’m Jealous”.
E njëjta njëherësh ka bërë një transformim të madh në dukje, pasi ka ndërruar tërësisht ngjyrën e flokëve.
Sidoqoftë, kjo pamje e Rexhës po komentohet në masë të madhe edhe nga fansat që mban në rrjetet sociale.