Një tjetër humbje jete nga koronavirusi është shënuar sot në Tiranë.
Bëhet fjalë për drejtorin e Shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan.
Burime kanë bërë të ditur se Dedë Malaj, drejtori i shkollës, ka humbur jetën në spital, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.
Në këtë shkollë mësohet se janë të infektuar edhe disa mësues dhe nëndrejtoresha.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, mësohet se është pezulluar mësimi në këtë shkollë.