BE “pajtohet të sanksionojë” zyrtarët rusë për helmimin e Navalnyt

0

Bashkimi Evropian ra dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë njerëzve dhe një subjekti, për helmimin e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, me agjentin nervor Noviçok.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë diplomatët të kenë thënë se marrëveshja është arritur në një takim me dyer të mbyllura të ambasadorëve të BE-së, të mërkurën, në Bruksel.

Dy ditë më herët, ministrat e Jashtëm të bllokut e mbështetën propozimin për vendosjen e masave ndëshkuese kundër individëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për helmimin e Navalnyt, dhe kundër një subjekti të përfshirë në programin që ka prodhuar agjentin nervor, raporton rel.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, ngrirja e pasurisë dhe ndalimet e udhëtimit mund të zbatohen brenda ditësh.

Burimet e BE-së thanë se pjesëtarë të shërbimeve të sigurimit në Rusi janë në mesin e individëve të shënjestruar.

DPA tha se subjekti në fjalë është Instituti Shtetëror i Kërkimeve për Kimi Organike dhe Teknologji, i cili ka qenë përgjegjës për zhvillimin e agjentit nervor Noviçok gjatë epokës sovjetike.

Artikulli i mëparshëmPa një tjetër debat mes Trumpit dhe Bidenit, gjendet një zgjidhje alternative
Artikulli i radhësPresidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Përqendrohuni në përgatitjen për luftë