Ministria e Jashtme e Belgjikës ka publikuar një hartë dhe informacion për udhëtarët lidhur me rrezikshmërinë nga koronavirusi në shtetet europiane.
Ajo që bie në sy është se Europa aktualisht ka vetëm një zonë të konsideruar të sigurtë “jeshile”, dhe që është rajoni i Istrias.
Shtetet e tjera, përfshi pjesë të mëdha të Francës, Spanjës, Britanisë, Italisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, renditen si zona të kuqe me rrezikshmëri të lartë.
Europa po përballet me një rritje të madhe të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit. Më shumë se 100 mijë raste ditore janë regjistruar në Europë ndërsa shumë qytete si Parisi, Londra Moska, kanë rikthyer masa të forta kufizuese.