Presidenti Donald Trump deklaroi se djali i tij, Barron, po e merr veten mirë nga koronavirusi.
Ai shtoi se nuk priste që 14-vjeçari të merrte veten kaq shpejt, duke insistuar se fëmijët duhet të kthehen nëpër shkolla.
Gjatë një tubimi elektoral, ai tha: “Barron Trump është infektuar me virusin kinez”.
“Kina është Kina dhe ky virus erdhi nga Kina, ndaj është virusi kinez”, tha ai.
“Ai u prek për një periudhë shumë të shkurtër, madje mendoj se as e dinte që ishte prekur”.
“Për shkak se janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe e mposht virusin”.
Trump tha se Barron e kishte virusin për dy sekonda, përpara se të rezultonte negativ.
“Për shkak se kalon kaq shpejt, unë them që të hapim shkollat. Ktheni fëmijët në shkolla,” tha Trump.
Vetë presidenti u diagnostikua me koronavirus dhe kaloi 3 net në spital.