Dortmundi nuk do ta shesë Sanchon te Unitedi në merkaton e janarit

0

Borussia Dortmundi është i vendosur të mbajë në skuadër yllin anglez, Jadon Sancho deri në verën e ardhshme.

Sancho ishte objektivi kryesor i Djajve të Kuq në afatin e verës, por disa oferta të tyre janë refuzuar duke u cilësuar si të pamjaftueshme.

Megjithatë, ditëve të fundit është raportuar se Unitedi do të tentojë edhe në janar për blerjen e anglezit, por gjermanët nuk janë të interesuar.

Sipas mediumit të njohur Bild, Borussia Dortmund nuk do ta shesë Jadon Sancho te Manchester Unitedi në janar.

Edhe nëse Djajtë e Kuq vendosin të përmbushin vlerësimin e klubit gjerman prej 120 milionë eurosh, ata nuk do ta lejojnë largimin e tij të paktën deri në fund të sezonit.

Dortmund nuk dëshiron të humbasë një lojtar të rëndësisë së Sanchos në mes të sezonit, por Unitedi do të jetë i lirë të ri-negociojë verën e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmReja: Duhet të gjejmë golin, në dy ndeshjet e radhës synojmë gjashtë pikë
Artikulli i radhësRonaldo kthehet në Torino për ta kryer kohën e karantinës