FOTO: Jashtë shtëpisë të gjithë me maskë, ja fleta e gjobës që do kenë me vete policët

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Poli.jpg

Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo jashtë banesës së tyre, pasi në të kundërt ata do të gjobiten.

Policia ka shpërndarë fletën e gjobës, që nga sot do të ketë me vete çdo efektiv për të gjobitur të gjithë qytetarët, që nuk do të respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës.

Siç shihet në foto, fleta e gjobës do të plotësohet me të gjitha të dhënat e qytetarit, që do të kapet jashtë shtëpisë pa maskë, ose e ka vendosur atë gabim, dhe jo sipas protokollit.

Si do të ekzekutohet gjoba? 

Në aktin normativ theksohet se gjoba për shkelësit do të shkojë te fatura e dritave, por në këtë pikë ka shumë probleme që lindin, pasi shumë individë nuk kanë kontratë me OSHEE-në, pasi jetojnë me qira.

Për të detajuar gjithçka, në aktin normativ thuhet se do të ketë një udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ Surpriza nga Puka: Do ndërtohet një nga ‘Zip-line-t’ më të shpejtë dhe më të gjatë të Europës dhe një Park Aventurash
Artikulli i radhësRevolta e Adriano Çelentanos: Kjo që bëni është çmenduri masive