Gati gjysma e popullatës kanë pak gjasa të infektohen pasi…

0

Njerëzit me grup gjaku O kanë më pak gjasa që të sëmuren nga koronavirusi i ri. Kështu raporton Daily Mail, duke iu referua një kërkimi të ri shkencor.

Shkencëtarët thonë se rreziku për komplikacione dhe për vdekje është më i reduktuar te njerëzit me këtë grup gjaku.

Studimi është kryer nga shkencëtarët danezë në një grup kontrolli prej 2.2 milionë banorësh.

Mes të testuarve, ata zbuluan se personat që kanë grup gjaku O kanë më pak rrezik infektimi. Kurse personat që kanë më shumë rrezik infektimi janë ata me grup gjaku A dhe AB, që përbëjnë thuajse 45 përqind të popullsisë në vende si SHBA apo Britania.

Këta persona kanë më shumë rrezik për simptoma të rënda dhe komplikacione- të tilla si ventilim- se ata që kanë grup gjaku O ose B.

Edhe më herët është sugjeruar se grupi i gjakut luan rol në infeksionin me Covid-19.

Artikulli i mëparshëmStudiuesit prezantojnë zbulimin e ri: Gjurmuesi që manipulon ëndrrat
Artikulli i radhës‘Djali im e kishte virusin për dy sekonda, ktheni fëmijët në shkolla’