‘Ka grabitur 120 ha tokë’/ Banorët e Kaninës padisin Faten e Ramës

0
Gafa e Fate Velaj: Italia nuk është në Bashkimin Europian (Video)

Banorët e Kaninës kanë paditur në gjykatë deputetin socialist Fate Velaj.

Çështja konsiston në një problem pronësie, raporton Fax News. Sipas banorëve, deputeti ka përfituar në mënyrë të paligjshme 120 hektarë tokë.

Pronarët aktual të tokës kanë firmosur një peticion, ku pretendojnë se po u vidhet toka dhe gjithashtu i janë drejtuar gjykatës për të gjetur një zgjidhje për problemin e tyre.

Banorët shprehen se deputeti është duke marrë në mënyrë abuzive gjithë tokat e Kaninës deri në Ujë të ftohtë të Vlorës. Ata pretendojnë të kenë gjithë dokumentacionin e rregullt të pronave, por e njëjta pretendohet dhe nga deputeti socialist, i cili thekson se është trashëgimtar legjitim i tokave.

Akuza e parë e ngritur nga Velaj në gjykatë ndaj banorëve është rrëzuar dhe tashmë pritet të shqyrtohen akuzat e qytetarëve.

Artikulli i mëparshëm‘Djali im e kishte virusin për dy sekonda, ktheni fëmijët në shkolla’
Artikulli i radhësGuvernatori i Nju Jorkut: Covid-19 nuk do të zhduket shpejt