Pinterest rrjeti social më i fuqishëm për momentin

0
Pinterest rrjeti social më i fuqishëm për momentin

Facebook , Twitter dhe Snapchat marrin të gjithë vëmëndjen në botën e investimeve në mediat sociale.

Por Pinterest i ka tejkaluar ashpër të gjitha këto media sociale në vitin 2020.

Pavarësisht se do të duhet më tepër kohë që rrjeti social të provojë se do të ketë fitime të qëndrueshme në bursën e wall Street, nga ana tjetër pritet një fuqizim i Pinterest, aksionet e të cilit u rritën gati 125% këtë vit.

Disa analistë mendojnë se faqja pë ndarjen e imazheve ka marrë shumë hov, falë pamjes së të Apple.

Publikimi i fundit i iOS 14 i Apple (AAPL) përfshin dosje të personalizuar dhe shumë njerëz shkarkuan Pinterest.  

Si rezultat shkarkimet Pinterest shënoi rekorde në App Store në javët e fundit madje kishte dhe nga ata që thonin se postimet e këtij rrjeti ishin burim frymëzimi.

 “Më shumë përdorues po vijnë në bord pas iOS 14”, tha DJ Kang, CEO i ValueChampion, një uebsajt hulumtimi investues.

“Kjo është tërheqëse për reklamuesit.”

Aktualisht, të ardhurat mesatare për përdoruesit e Pinterest në SH.B.A. janë më shumë se trefishi i të ardhurave nga përdoruesit në mbarë botën.

‘Karakteristika e re e Pinterest, Story Pins Pins, i lejon krijuesit të postojnë një përzierje fotografish, video, audio dhe tekst dhe mund të ndihmojë kompaninë të tërheqë më shumë përdorues’ shtoi Kang.

Megjithatë, Pinterest mund t’i duhet gjithashtu t’i provojë Wall Street se mund të jetë vazhdimisht fitimprurës për një kohë të gjatë.

Analistët aktualisht po parashikojnë që Pinterest ka paraqitur një fitim të vogël për vitin 2020 por që do të rriten në 2021.

Pinterest – me vetëm 96 milion përdorues aktivë mujorë në SH.B.A. dhe 321 milion në mbarë botën – mund të vazhdojë të fluturojë nën radarin rregullator.

Artikulli i mëparshëmU kap me kamionin plotë me drogë afër Janinës, kush është shqiptari i arrestuar nga policia greke (EMRI)
Artikulli i radhësReja: Duhet të gjejmë golin, në dy ndeshjet e radhës synojmë gjashtë pikë