Kryeministri Edi Rama thotë se gjobat për maskat nuk do të falen dhe se të gjitha lëshimet që janë bërë nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Por në emisionin “Opinion”, Rama u përfshi në një debat të pazakontë edhe me gazetarin Blendi Fevziu, madje e ka konsideruar “liderin e vërtetë të Partisë Demokratike”.
SHERRI
Rama: Unë dua ta trajtoj këtë situatë si një familje. Unë nevoja elektorale nuk kam. Unë më 25 prill, partinë tënde (i drejtohet Fevziut) do ta mund.
Fevziu: Se çfarë do mundësh ti, shko sqaron qytetarët shqiptarë. Të falësh gjoba para zgjedhjeve, të heqësh taksa, unë kam të drejtën time ta konsideroj elektorale. Mua nuk më mund dot. Ti mund Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, po i munde dot.
Rama: Ti je lideri real në terren i madh i PD-së. Lideri i madh është ai lalës, ai tjetri është lideri virtual i PD.
Fevziu: Nuk të shpëton kjo puna e gallatave në zgjedhjeve.
Rama: Do t’ju mund më 25 prill. Problemi me gjobat, është që maskat do të qëndrojnë gjatë deri në dalje të dimrit. Tani, frika më e madhe është se çfarë do të sjellë gripi sezonal. Gjobat do të merren në faturën e dritat dhe nuk kanë mundësi të falen.