Rusia regjistron vaksinën e dytë, pas ‘Sputnik V’, rreth 100 vullnetarë morën pjesë në provat klinike

0

Ndërsa shumë shtete evropiane po raportojnë për një rritje të rasteve të reja me coronavirus, Rusia bën me dije se ka regjistruar vaksinën e dytë ndaj COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

Rreth 100 vullnetarë morën pjesë në provat klinike të vaksinës, ndërsa zyrtarët bën me dije se kjo vaksinë ka një nivel të lartë sigurie dhe efikasitet imunologjik.

Rusia regjistroi vaksinën e parë në botë kundër coronavirusit në fillim të gushtit, të quajtur ‘Sputnik V’, që u emërua në bazë të satelitit hapësinor të lëshuar nga Moska në 1957.Të tjera kompani në të gjithë botën janë duke vijuar testimet, por deri më tani ende nuk ka një vaksinë përfundimtare ndaj COVID-19 e cila mund të përdoret në të gjithë botën.

Artikulli i mëparshëmVideo që po thyen rrjetin/ Erdhi dita e enjte! Policët ‘shtrëngojnë’ rripat dhe nisin festën, kërcasin gjobat për maskat
Artikulli i radhësAnalistët: Apple dështoi në treg me iPhone 12 Pro pasi po humb konsumatorët mesatar