Shefi i OPEC-ut siguron tregjet se çmimet e naftës nuk do të bien përsëri në vlerat e pranverës. Bursa për datën 15 Tetor 2020

0

Grupi OPEC + do të bëjë përpjekjet maksimale në mënyrë që të sigurojet se çmimet nuk do të bien përsëri siç ndodhi në pranverë, tha Sekretari i Përgjithshëm i OPEC Mohammad Barkindo në Forumin e Inteligjencës Energjetike të Enjten.

“Unë dua t’ju siguroj që partneriteti mes prodhuesve pjesë e OPEC, dhe e atyre që nuk janë pjesë e OPEC do të vazhdojë të bëjë atë që di më mirë, duke siguruar që ne të mos rikthehemi në atë zhytje pothuajse historike që pamë”, tha Barkindo, duke iu përgjigjur një pyetje nëse tregu mund të përthithë edhe 2 milion fuçi të tjera në ditë (bpd) nëse OPEC + zbut më tej shkurtimet aktuale, gjatë muajit janar siç është planifikuar.

OPEC + beson se gjendja më e keqe e krizës është kaluar tashmë, por rimëkëmbja po është më e ngadaltë sesa pritej në fillim të këtij viti, me kërkesën ende në nivele të pa kënaqshme, tha shefi i OPEC në forum.

Mbajtja e stabilitetit të tregut është përparësia kryesore e marrëveshjes OPEC +, por “Ne nuk kemi iluzione, rikuperimi do të dojë shumë kohë” shtoi Barkindo.

OPEC është optimist, megjithatë, për rimëkëmbjen vitin e ardhshëm, duke pritur një rikthim të fortë të ekonomisë globale, tha kreu i kartelit, duke theksuar se “Ne nuk kemi dyshim se një vaksinë do të jetë në dispozicion gjatë vitit të ardhshëm”.

Më herët këtë javë, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shprehën pikëpamjet që OPEC + do të ishte në gjendje të lehtësonte shkurtimet duke filluar nga janari, siç ishte planifikuar.

Aleanca është optimiste se do të jetë në gjendje të lehtësojë gradualisht shkurtimet e prodhimit nga janari, megjithë rastet e rritjes së koronavirusit në shumë vende, tha Ministri i Energjisë së Rusisë Aleksandër Novak.

“Aktualisht, përkundër valës së dytë të pandemisë në një numër vendesh, kolegët e mi dhe unë vazhdojmë të jemi optimistë dhe presim që ne mund të rrisim prodhimin gradualisht sipas marrëveshjes pa dëmtuar tregun,” tha Novak në një artikull për revistën Politika e Energjisë, që botohet nga Ministra Ruse e Energjisë.

Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Suhail al-Mazrouei tha gjithashtu këtë javë se aleanca ka në plan të lehtësojë shkurtimet që nga janari.

Bursa për datën 15 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA383.25– 11.00
DIESEL340.75– 1.50
BRENT41.08– 0.68

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPD tregon faktet: Paketat gjysmake të Ramës braktisën ekonominë
Artikulli i radhësPlas sherri mes Ramës dhe Fevziut: Do ta mund partinë tënde në 25 prill