Studiuesit prezantojnë zbulimin e ri: Gjurmuesi që manipulon ëndrrat

0
This image has an empty alt attribute; its file name is dormio-kryesore-850x450.jpg

Shkencëtarët kanë pohuar se janë në gjendje të manipulojnë ëndrrat e njerëzve duke i bërë ata të imagjinojnë tema të caktuara.

Studiuesit në “MF Media Lab’s Fluid Interfaces” përdorën një teknikë të quajtur inkubacion të synuar të ëndrrave (TDI) për ta arritur këtë.

TDI përdor një fazë të hershme të gjumit, e njohur si hipnagogji, për të formuar me vetëdije atë që do të ëndërrojnë gjatë gjumit.

Hipnagogjia është faza më e hershme e gjumit dhe është e ngjashme me fazën REM (Lëvizja e Shpejtë e syrit) për sa i përket valëve të trurit dhe përvojës, megjithatë personat që flenë ende mund të dëgjojnë audio gjatë hipnagjisë.

Në një situatë të tillë, studiuesit regjistruan audio, duke përfshirë “mos harroni të mendoni për një pemë” dhe më pas u luajtën ato sugjerime në një kohë të përshtatshme.

Duke përdorur një gjurmues të gjumit të vendosur në dorë, i cili mund të zbulojë rrahjet e zemrës, ngarkesën elektrike në lëkurë, lëvizjen e gishtave dhe më shumë, studiuesit ishin në gjendje të kuptonin se kur personi kishte hyrë në fazën e gjumit që ato të mund të luajnë audion në kohën e duhur.

Gjurmuesi i gjumit, i quajtur Dormio, “jep audio në kohën e duhur dhe regjistron audio të raporteve të ëndrrave”, sipas autorit kryesor të studimit Adam Haar Horowitz.

“Ta themi thjesht, njerëzit na tregojnë nëse kërkesat shfaqen në ëndrrën e tyre,” tha Haar Horowitz.

Mund të ndodhë që ato të mos shohin patjetër pemën por përfshirja e drejtpërdrejtë e saj identifikohet lehtësisht.

Sipas studimit, mbi dy të tretat e raporteve të pjesëmarrësve përmendën ëndrrat që pasqyrojnë kërkesat në audio.

Një pjesëmarrës përshkroi se si e ndiqnin rrënjët e një peme, ndërsa një tjetër kujtoi një pemë nga fëmijëria e tij.

Sidoqoftë, pasi shumë nga aspektet e manipulimit të ëndrrave nuk janë kuptuar, është e paqartë të thuhet se si funksionon fiks ky proces dhe sa e dobishme është.

“Çdo përfitim që tregohet se është i ndërlidhur me ëndërrimin meriton një eksperiment nëse mund të tregohet se shkaktohet nga ëndërrimi,” tha Haar Horowitz.

Teknologjia Dormio u prezantua për herë të parë në vitin 2018, por në një seminar këto kohë u diskutuan teknologji të reja për studimin, regjistrimin dhe ndikimin e ëndrrave.

Tani, ky eksperiment i ri udhëzon ëndrrat drejt temave të veçanta “në fillim të gjumit”, të cilat më pas mund të lejojnë që informacioni të përfshihet në përmbajtjen e ëndrrës.

Rezultatet e këtij seminari janë përdorur për të botuar një artikull të veçantë mbi ëndrrat për revistën “Ndërgjegjja dhe Njohja”.

“Inkubacioni i synuar i ëndrrave (TDI) duke përdorur pajisjen Dormio është një teknologji e re, e cila mundëson ndarjen e fjalëve dhe temave specifike të zgjedhura në ëndrra. Për më tepër, Dormio lejon ndryshimin e përmbajtjes së ëndrrave ndërsa fle në shtëpi pa eksperimentuesit që monitorojnë gjumin tonë. Unë jam i sigurt se ka shumë njerëz që do të ishin shumë të etur për të vetë-eksperimentuar duke përdorur Dormio në shtëpinë e tyre, “tha Haar Horowitz.(The Independent, gazeta “Si”)

Artikulli i mëparshëmVIDEO: Kërcimi i Donald Trump pasi mposhti koronavirusin, kthehet hit në internet
Artikulli i radhësGati gjysma e popullatës kanë pak gjasa të infektohen pasi…