U dorëzua në polici/ Ja çfarë tha në momentin e parë 19-vjeçari

0
U dorëzua në polici/ Ja çfarë tha në momentin e parë 19-vjeçari

Ilirian Hasanaj, i cili ishte në kërkim për plagosjen e rëndë të kreut të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babait të Xhelal Hasanaj, është dorëzuar mbrëmjen e sotme në polici.

Sipas të dhënave më të fundit, 19-vjeçari ka pranuar krimin, ndërkohë që priten detaje të reja se çfarë e kanë shtyrë drejt këti atentati.

19-vjeçari është vetëdorëzuar në patrullat e policisë në Velipojë.

Mendohet që gjatë arratisë, Ilirian Hasanaj është ndihmuar nga një person i afërt.

Ditën e djeshme babai i tij, Arben Hasanaj i bëri thirrje publike që të dorëzohet.

Pavarësisht se dy familjet kanë të njëjtin mbiemër ata nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën.

Mentor Hasanaj që mbeti i plagosur në 11 tetor është drejtor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe, ndërsa i plagosur mbeti edhe babai i tij Xhelal Hasanaj.

Plumbave i shpëtoi bashkëshortja e Mentorit, shtetasja Vjollca Hasanaj.

Artikulli i mëparshëmShtetet e Bashkuara përgatiten për dhunë të mundshme ditën e zgjedhjeve
Artikulli i radhësNjoftimi i plotë/ Dita e parë, policia gjobit 171 qytetarë për mosmbajtjen e maskës