Vrasja mizore e ukrainases dhe farmacistit në momente intime. Zbardhet raporti mjeko-ligjor për viktimat. Çfarë mori shqiptari prej tyre

0
shqiptari-ukrainase

Raporti mjeko-ligjor i dy viktimave që u gjetën të gjymtuar brenda shtëpisë së 43-vjeçares rumune Fotini Svitlana, në Flampouro, Loutraki, tregoi një skemë të jashtëzakonshme horrori.

Fotini 43 vjeç dhe farmacisti 32 vjeçar Ioannis Zonitsas nuk arritën as të reagonin kur autori hyri në shtëpi me çelësa dhe i gjeti ata në një moment intim.

Autori i dyshuar, një shqiptar dhe ish-partneri i 43-vjeçares, fillimisht qëlloi mbi farmacistin, duke e goditur atë me një hanxhar në kokë dhe duke i copëtuar kafkën aq sa nuk njihej. Goditja e fundit ndaj farmacistit fatkeq, ishte në zemër.

Ai më pas iu drejtua gruas 43-vjeçare, e cila nuk reagoi për shkak të tronditjes. Shqiptari u përpoq ta godiste në kokë, por dështoi fillimisht. Sapo gruaja i ra në gjunjë duke bërtitur nga dhimbjashqiptari filloi ta godiste në kokë si dhe i preu arterien kryesore.

Shqiptari, i cili thuhet se është vrasësi dhe gjithashtu i njohur për policinë për shkak të precedentëve, kyçi derën e shtëpisë dhe u arratis me makinën e gruas së ndjerë dhe më pas i vuri flakën, duke zhdukur gjurmët.

Në të njëjtën kohë, celularët e dy viktimave nuk u gjetën askund, ndërsa hetuesit besojnë se ato u morën nga autori i dyshuar në përpjekje për të fshehur mesazhet kërcënuese që i kishte kërkuar gruas për t’u rilidhur sërish, shkruajnë mediat greke.

Të njohur të viktimës kanë dëshmuar në polici se ajo kishte rrëfyer frikën që kishte ndaj shqiptarit për shkak të kërcënimeve dhe natyrës së dhunshme që kishte.

Njerëzit e sigurimit kanë nisur një ndjekje për të gjetur autorin e krimit, por ka dyshime se ai mund të ketë ardhur në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmTransparencë për tarifat e celularëve – Abonentët me parapagesë do njoftohen me sms për përfundimin e paketës dhe rritjen e çmimit
Artikulli i radhësEmri/ Shqiptari kapet me 12 kg kokainë e armë. Shuma e “çmendur” që do të fitonte nga lënda narkotike