FC COVID-19: 11 yjet e futbollit që u prekën nga koronavirusi në një formacion

0

Rastet pozitive në botën e futbollit me coronavirus nuk ndalen, ku i fundit emër i madh që u infektua është Cristiano Ronaldo.  

Portugezi humbi ndeshjen kundër Suedisë, ndërsa do të humbas edhe disa ndeshje të Juventusit, përfshirë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Por numri i lojtarëve të prekur është aq i lartë pas më shumë se shtatë muajsh pandemi, ku mund të formohet edhe një 11-she që mund të luftonte për çdo titull, shkruan OK Dario.

Në këtë formacion janë emra si Keylor Navas në portë, pasi portieri i PSG-së doli pozitiv sa ishte në pushime.

Në mbrojtje janë emra si Sime Vrsaljko dhe Jose Giménez nga Atlético Madrid, Matthias De Ligt i Juventusit dhe Yuri i Athletic Bilbaos.

Në qendër të mesfushës janë Paul Pogba, me dy lojtarë plot cilësi si Thiago Alcantara dhe Paulo Dybala më i avancuar.

Megjithëse reparti që do të bënte ndryshimin është sulmi, pasi aty ka emra si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Kylian Mbappé.

Dhe kjo skuadër që do të ishte më e mira në planet, do të kishte trajner Diego Pablo Simeonen, një trajner i cili kohët e fundit ka dalë pozitiv me COVID-19.

Artikulli i mëparshëmPublikohet lista me 20 emrat që do të luftojnë për çmimin “Golden Boy 2020”
Artikulli i radhësPunonjësit i kërkuan të vendosë maskën në market, shkatërron dyqanin