‘Ke vetëm 1 javë kohë’, Gjermania dhe Franca ultimatum Turqisë

0
‘Ke vetëm 1 javë kohë’, Gjermania dhe Franca

Franca dhe Gjermania i kanë dhënë Turqisë një javë kohë që të qartësojë pozicionin e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa Ankaraja vijon, siç thuhet, me provokime.

Turqia njoftoi së fundmi, duke injoruar përfundimet e Samitit të 2 tetorit sipas të cilit kërkohej që vendi të ndalte kërkimet në Mesdheun Lindor, njoftoi të mërkurën se do të riniste kërkimet të cilat i kishte pezulluar muajin e shkuar, shkruan abcnews.al

“Është e qartë për ne se Turqia këmbëngul me veprimet provokuese që janë të papranueshme,” tha ministri francez i punëve të Jashtme Yves Le Drian gjatë një konference për mediat bashkë me homologun e tij gjerman dhe atë polak.

Ai shtoi se tashmë topin e ka Turqia, por BE është gati që të ndryshojë situatën nëse Ankaraja nuk i përgjigjet kërkesës për dialog.

Nga ana tjetër, ministri gjerman Haiko Maas tha se vendimi i Turqisë për të dërguar anijet serish në Mesdhe ishte i papranueshëm. Po ashtu, ai shtoi se BE do të presë një javë përpara se të veprojë.

 “Kjo është hera e dytë që dialogu i pritur nuk është realizuar dhe nuk e dimë se kur dot ë ndodhë. Ne do të presim një javë  për të parë nëse dot ë ketë progres, dhe pastaj do të vendosim se çfarë sanksione do të marrim.” 

Artikulli i mëparshëmDeklarata e fortë e Dashos: Vetëm në një spital kishte 12 vdekje në ditë
Artikulli i radhësFlorent Hadergjonaj mposht kundërshtarin serb, UEFA zgjedh golin e tij si më të mirin e raundit në Ligën e Kombeve