Mjekët indianë pretendojnë se qeset plastike mund të jenë alternativë e maskave dhe rrobave mbrojtëse

0

Qeset e plastikës me vrima mund të përdoren si maska mbrojtëse dhe mund të jenë një alternativë e mirë për mjekët, kur ballafaqohen me mungesë të pajisjeve adekuate derisa luftojnë në vijën e parë të frontit me COVID-19.

Mjekët në India që kishin bërë një veprim të tillë, thonë se kanë mundur të marrin frymë lirshëm derisa kanë kryer punën.

Ata madje thonë se nuk u avullohen syzet sikurse që u ka ndodhur shumë mjekëve nëpër botë, në kohën kur janë detyruar të bartin rrobat mbrojtëse për më shumë se 16 orë.

Edhe pse mund të tingëllojë si një sugjerim komik, ata theksojnë se në kohën kur bota po ballafaqohet me COVID-19 dhe mungesë të pajisjeve adekuate mbrojtëse, kjo alternativë është e duhura.

Në Indi disa mjekë kanë përdorur edhe pallto kundër shiut dhe helmeta të motoçiklistëve, si pajisje mbrojtëse gjatë pandemisë së COVID-19.

Artikulli i mëparshëmPunonjësit i kërkuan të vendosë maskën në market, shkatërron dyqanin
Artikulli i radhësBritania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia