“Jam habitur”, virologu i njohur befason me deklaratën: Kushdo që përhap virusin duhet të dëbohet menjëherë. Do të jetë katastrofë nëse nuk anulohet ky vendim nga qeveria

    0
    "Jam habitur", virologu i njohur befason me deklaratën: Kushdo

    Virologu, Andrea Crisanti ka kundërshtuar vendimin e qeverisë italiane që mos të bëhen tamponë për asimptomatikët. Ai tha se kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë. Virologu tregon çfarë duhet bërë.

    “Kushdo që përhap virusin duhet të dëbohet menjëherë. Rajonet duan të heqin përgjegjësinë për këtë katastrofë dhe të kërkojnë nga qeveria të vërtetojë pafajësinë e tyre. Asnjëherë s’kam parë një përqendrim të tillë të demagogjisë dhe populizmit. Përjashtimi i asimptomatikëve nga gjurmimi është një katastrofë e madhe. Ata janë të papërgjegjshëm. Lufta e vërtetë kundër virusit është një luftë kundër atyre që e transmetojnë atë. Pas dhjetëra botimesh në revista shkencore ndërkombëtare, unë jam i habitur kur dikush ka akoma guxim të argumentojë se asimptomatikat nuk janë problem.

    Ndjekja dhe parandalimi, këto duhen ndjekur. Të gjitha programet që kanë qenë të suksesshme në luftimin e virusit, bazohen në gjurmimin e asimptomatikëve. Kina bëri 9 milionë tamponë vetëm për të gjetur asimptomatikët”,  thotë mikrobiologu.

    Artikulli i mëparshëm“Iluminati është me Greqinë”, Alfred Cako trondit me deklaratën e tij: Ata u përpoqën t’i bënin atentat Erdoganit! Ja çfarë plani kanë për Çamërinë! (VIDEO)
    Artikulli i radhës“Covid, Covid, Covid kudo”, vjen deklarata që nuk pritej nga Donald Trump: Pas kësaj date, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus