Uashingtoni shton sanksionet mbi industrinë iraniane të naftës. Bursa për datën 27 Tetor 2020

0

Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi sanksione të reja ndaj subjekteve iraniane, këtë herë duke përfshirë Ministrinë e Naftës, Kompaninë Kombëtare të Naftës Iraniane dhe Kompaninë Kombëtare Iraniane të Tankerëve.

Këto u sanksionuan për “mbështetjen e tyre financiare ndaj Forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit-Forcën Qods (IRGC-QF)”, sipas një deklarate të Departamentit të Thesarit.

Personeli i lartë i NIOC dhe NITC kanë punuar ngushtë me Rostam Ghasemi, një zyrtar i lartë i IRGC-QF dhe ish-Ministri i Naftës i cili u caktua në 2019, i cili ka marrë rolin e ish Komandantit të IRGC-QF Qasem Soleimani, vazhdoi më tej Departamenti i Thesarit.

“OFAC po identifikon gjithashtu shumë njësi ekonomike dhe individë të lidhur me Ministrinë e Naftës, NIOC dhe NITC, duke përfshirë kompani “fantazëm”, filialet dhe drejtuesit e tyr lartë. Për më tepër, OFAC po identifikon katër personat e përfshirë së fundmi në shitjen e benzinës iraniane ndaj qeverisë Maduro në Venezuelë, të cilin Washington-I e konsideron jo legjitim ”

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të shtrëngojnë lakun rreth Iranit ashtu siç bën në Venezuelë, por Irani vazhdon të eksportojë naftë njësoj si partneri I tij në Amerikën e Jugut. Në fakt, ajo po eksporton shumë më tepër sesa ka llogaritur Departamenti i Thesarit, duke përdorur transferime anije në anije në det të hapur për të fshehur origjinën e naftës.

Muajin e kaluar, eksportet iraniane të naftës arritën nivelin më të lartë në 18 muaj, mesatarisht 1.5 milion bpd, sipas të dhënave nga TankerTrakers.com.

Në përgjigje të njoftimit të raundit të fundit të sanksioneve, Ministri i Naftës i Iranit, Bijan Zanganeh, shkroi në Twitter se ato janë përpjekja e fundit nga SH.B.A. për të çuar në zero eksportin e naftës në Iran por kjo nuk ka për të ndodhur.

“Vendosja e sanksioneve ndaj meje dhe kolegëve të mi është një reagim pasiv ndaj dështimit të politikës së Uashingtonit për të ulur eksportet e naftës së papërpunuar [të Iranit] në zero. Epoka e unilateralizmit ka mbaruar në botë. Industria e naftës në Iran nuk do të dëmtohet, ”shkroi Zanganeh, duke shtuar se ai nuk kishte pasuri jashtë vendit që mund ta bënin atë të prekshëm nga sanksionet.

Bursa për datën 27 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA368.25+ 9.50
DIESEL329.25+ 9.50
BRENT40.02+ 0.90

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmInfektohen punonjës me koronavirus, mbyllet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë
Artikulli i radhësDel vendimi përfundimtar për Ronaldon, ja çfarë ndodh në duelin me Mesin