Bastiset xhamia në Gjermani/ Erdogan: Kjo është ‘Islamofobi’

    0
    Bastiset xhamia në Gjermani/ Erdogan: Kjo është ‘Islamofobi’

    BILD

    Presidenti turk nuk do që ne të vazhdojmë kështu.

    Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër bastisjen e një xhamie në Berlin dhe e përshkroi si ‘Islamofobi’.

    Operacioni i policisë ‘shpërfill plotësisht liritë fetare dhe dëshmon për një Islamofobi dhe racizëm që e kthen Europën përsëri në epokën e errët mesjetare,” shkruan kreu i shtetit në Twitter.

    “Pavarësisht se ku dhe në çfarëdo forme në botë, ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë kundër racizmit, ksenofobisë dhe Islamofobisë,” shkruan ai.

    Bastisja në xhaminë Mevlana në Berlin kishte të bënte me dyshime për mashtrime në lidhje me ndihmën emergjente kundër koronavirusit.

    Për çështjen në fjalë janë tre të akuzuar, ndërsa dëmi arrin deri në 70 mijë euro.

    Sipas hetuesve, xhamia u kontrollua sepse të paktën në një rast, një pagesë e autorizuar u bë në llogarinë e tyre.

    Artikulli i mëparshëmTest si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që zbulon Covid-19 për 1 minutë (FOTO)
    Artikulli i radhësSTUDIMI: Nëse shikoni natyrë edhe nga televizori apo celulari, ulet trishtimi dhe mërzia