Gjermania merr vendimin e menjëhershëm/ Merkel: Nga e hëna rifutemi në karantinë!

0
Merkel Zyre 696x391

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë.

Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.

Kjo do të shihte që shkollat ​​dhe kopshtet të mbesin të hapura, por restorantet, baret dhe disa dyqane mbyllen për të paktën një muaj. Ngjarjet e mëdha do të anuloheshin edhe një herë dhe shkurajoheshin udhëtimet e panevojshme

Në të gjithë Gjermaninë, do ndalohen lëvizjet e panevojshme, do mbyllen objektet e argëtimit, baret, restorantet dhe disa dyqane të mbyllen, por mbeten hapur shkollat dhe kopshtet. Masat do të hyjnë në fuqi në të gjithë Gjermaninë nga 2 nëntori dhe do të zbatohen deri në fund të muajit.

Kjo vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koch.

Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.

Artikulli i mëparshëmNga Çekia në Belgjikë, çfarë po ndodh me pandeminë. Von der Leyen: Vendet e BE mund të marrin vaksinën e COVID-19 në prill
Artikulli i radhës“Urime! Numri juaj është zgjedhur si fitues i 700 mijë USD”, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”: Çfarë duhet të dini