Vijojnë protestat e dhunshme në Itali.
Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për tu përplasur me policinë në kundërshtim me dekretin e firmosur së fundmi nga qeveria italiane në kuadër të masave Covid-19.
Në kryeqytetin italian Romë, e në qytetet të tjera si Milano, Napoli dhe Xhenova ka pasur një numër të lartë protestuesish.
Në Sheshin e Popullit në Romë u dogjën kazanë, biçikleta, ndërkohë që rrugët u mbushën me flakadanë dhe tym.
Shoferët e taksive kanë protestuar në mënyrën e tyre futjen në karantinë që prej orës 18:00. Në automjetin e tyre, taksistët i kanë rënë pa pushim borisë.
Qeveria italiane ka vendosur të kufizojë lëvizjet nga ora 18:00 deri në 05:00, si dhe vendosja me detyrim e maskave në ambiente të brendshme dhe të jashtme.