Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nda nga jeta kleriku Atë Todi Jovani.
Mësohet se Atë Todi Jovani ka humbur betejën me koronavirusin dhe është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë e Korçës, teksa deklaron se Atë Todi Jovani ka shërbyer për 30 vjet në qytetin e Pogradecit, që nga koha kur u hapën kishat.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Bashkia e Pogradecit, e cila shpreh ngushëllimet për humbjen e tij.
“Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të At Todi Jovanit në moshën duke luftuar me sëmundjen e Covid 19.
Bashkia Pogradec dhe Kryetari z. Ilir Xhakolli shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjen mbi këtë largim të parakohshëm të njërit prej predikuesve të paqes dhe dashurisë në qytetin tonë. Qofsh i parajsës!”, thuhet në deklaratën e bashkisë./ CNA.al