Në emisionin “Real Story”, në News24, u publikua këtë mbrëmje një bisedë e 14-vjeçares Eva Dumani me dajën e saj, Xhetan Ndregjoni.
Në audio dëgjohet e mitura nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, që i kërkon dajës të mos ndërhyjë për sjelljen e saj në Shqipëri, pasi një gjë e tillë mund t’i rrezikojë jetë.
Eva: Na lini rehat, të ikim tamam në Shqipëri. Allahu e di nga na çojnë, na shesin. Më mirë rri urtë dhe bëj durim, derisa të vijë shteti e të ikim tamam si gjithë shqiptarët. Na kanë parë neve, na kanë regjistruar dhe na kanë thënë që do na marrin shpejt.
Daja: Thirrja e Evës atje thotë ‘rri urtë o dajë, se po na prish punë, ti nuk e di sa keq është ndërhyrja jote. Me këtë mund të na shesin, mund të na vrasin’.