Arbitri kryesor i ndeshjes së djeshme Milan-Roma Piero Xhakomeli dhe arbitri në dhomën e VAR-it Luixhi Naska do të pezullohen për një muaj nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit italian për shkak të gabimeve në gjykimin e supersfidës së djeshme në “San Siro”.
“SportMediaset” raporton se shefi i arbitravë italianë Nikola Ricoli ka vendosur të penalizojë të dy gjyqtarët për vendime të gabuara që ndikuan në rrjedhën e takimit mes kuqezinjve dhe verdhekuqve.
42-vjeçari Xhakomeli gaboi në të dyja penalltitë e takimit. Në rastin e penalltisë së fituar nga “Djalli”, sipas gjyqtarit Ricoli Ibrahimoviç shtyn Mansinin e Romës dhe ky për inerci prek topin me dorë.