Lothar Wieler, kreu i Institutit ‘Robert Koch’ (RKI) në Gjermani, përgjegjës për pandeminë, është i drejtpërdrejt më mesazhin e tij
BILD
Situata e koronës është serioze edhe një javë e gjysmë pasi vendi ka nisur izolimin e nëntorit. Sipas Institutit ‘Robert Koch’, ajo do mbetet e tillë për një kohë të gjatë.
“Duhet të shtrëngojmë b… edhe për disa muaj,” tha presidenti i RKI, Lothar Wieler të enjten.
Qytetarët duhet të vazhdojnë të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social, të mbajnë maska, të reduktojnë kontaktet dhe të qëndrojnë në shtëpi të paktën për pesë ditë nëse shfaqen simptoma të një sëmundje respiratore akute.
Shkollat duhet të sigurojnë që masat e higjienës zbatohen në mënyrën më rigoroze të mundshme.
Arsyeja: numri i infeksioneve është shumë i lartë, edhe pse kurba e infeksioneve të reja duket sikur po rrafshohet. Kjo ndoshta vjen për shkak se laboratorët kanë arritur limitin e testimeve.
Nëse do të ketë nevojë për masa të reja izoluese, kjo nuk mund të thuhet me siguri tani. Duhet akoma kohë për të parë efektshmërinë e masave aktuale.
Wieler paralajmëron: Numri i vdekjeve do të vijë duke u rritur bazuar te shkalla aktuale e infeksioneve. Ne presim që spitalet të arrijnë limitet e kapaciteteve.
Kjo vjen pjesërisht edhe prej mungesës së stafeve. Mes të tjerave, ata sëmurën duke infektuar njëri-tjetrin.
Thuajse gjysma e spitaleve aktualisht raportojnë se numri i shtretërve në kujdesin intensiv është i kufizuar.