Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një mbledhje online që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë të shtetit, është shfaqur duke kollitur.
Në një video të publikuar nga mediat e huajaa shihet se presidenti rus gjatë fjalës së tij është kollitur mbi dy tre herë.
Ai ka kërkuar falje por megjithatë, kjo nuk ka “zhdukur” dyshimet për shëndetin e tij. shfaqet duke u kollitur gjatë mbajtjes së fjalës. Mësohet se 68-vjeçari për shkak të kollës nuk ka arritur ta përfundojë fjalën e tij. Zyrtarët e lartën nga Kremlini reaguan menjëherë duke mohuar se Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore.
Ndërkohë, Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit dhe u tha se ai ishte “absolutisht normal”.
“Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin pothuajse pa ndalur”, ka njoftuar agjencia.