Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim i rremë i pasurive! GJKKO i heq sekuestron, rrezikon gjobë deri në 3 vite burg

0

Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.

”Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.

Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që ish-kryeprokurorit iu sekuestruan në vitin 2018, saktësisht

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë

Tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën e sipërpërmendur dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite. Kujtojmë se Lalla i ka të hapura llogaritë me drejtësinë që prej 3 vitesh teksa SHBA e ka shpallur non-grata.

Artikulli i mëparshëmNga nesër Kapshtica e mbyllur, Ministria e Jashtme Shqiptare njofton planin e Greqisë dhe tregon çfarë do të ndodhë me Kakavijën
Artikulli i radhës“Kamerat në votim e numërim”, KQZ i përgjigjet PD: Jemi duke bërë vlerësimin e kostove (LETRA)