Dëmtohet talenti i Milanit, rrezikon sfidën me Napolin

0
Dëmtohet talenti i Milanit, rrezikon sfidën me Napolin

Dhimbje koke për Stefano Piolin, ku Rafael Leao është dëmtuar në sfidën e Portugalisë U-21 ndaj Holandës U-21, ku luzitanët triumfuan me rezultatin 2-1.

Talenti i Milanit ka dalë nga fusha në pushimin e pjesëve, ku mbeti në dhomat e zhveshjes duke i bërë vendin Hotas, sulmuesit të Valadolidit.

Sulmuesi 21-vjeçar luzitan do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të kuptuar gjendjen e dëmtimit të tij.

Nëse do të jetë dëmtim i rëndë, atëherë Pioli do të bëjë pa shërbimet e Leaos, të paktën për ndeshjen delikate ndaj Napolit në kampionat të dielën në mbrëmje.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Fustani “tradhton” modelen, tregon gjithçka në rrugë
Artikulli i radhësMjeku personal tregon se deri kur do të qëndrojë Maradona në spital