Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se ajo dhe një pjesë e stafit të saj janë prekur nga COVID-19.
Në një postim në faqen e saj të Facebook, drejtoresha e AZHBR ka theksuar se ka respektuar me rigorozitet rregullat dhe protokollet, por sërish nuk i kanë ‘shpëtuar’ koronavirusit.
Edhe pse në karantinë, Frida Krifca bën të ditur se askush nga stafi i saj nuk ka shfaqur probleme serioze, ndaj ajo thekson se po punon online.
“Edhe pse me rigorozitet kemi respektuar protokollet, nje pjese e stafit, dhe une, jemi infektuar dhe kemi qëndruar ne izolim. Fatmirsisht asnje rast nuk ka patur probleme serioze dhe nje normalitet i ri eshte vendosur nepermjet planeve te zevendesimit pa nderprere punen zinxhir.
Dhe pse me veshtiresi, me menyra te reja te te punuarit dhe pergjegjesi personale, me vendosmëri kemi ecur perpara si nje skuader per te permbushur objektivat e agjencisë”, thekson drejtoresha e AZHBR.
Statusi i plotë i Frida Krifcës
Nderkohe qe numrat jane rritur, efektet e covid19 po i ndjejme ne rrethin me te afert.
#AZHBR ka vazhduar pa e nderprere punen duke mbajtur ritem performance edhe gjate mbylljes nepermjet transferimit te proceseve te punes online dhe nje dedikimi vetmohues te stafit.
Edhe pse me rigorozitet kemi respektuar protokollet, nje pjese e stafit, dhe une, jemi infektuar dhe kemi qendruar ne izolim. Fatmirsisht asnje rast nuk ka patur probleme serioze dhe nje normalitet i ri eshte vendosur nepermjet planeve te zevendesimit pa nderprere punen zinxhir.
Dhe pse me veshtiresi, me menyra te reja te te punuarit dhe pergjegjesi personale, me vendosmeri kemi ecur perpara si nje skuader per te permbushur objektivat e agjencise.
*Where there is a Will there is a Way!