E quanin gënjeshtar: polici i tregon një foto e Sadio Mane emocionohet

0

Kur një lojtar bëhet i famshëm, kush ka patur fatin të luajë me të gjatë fëmijërisë ka gjithnjë dicka për të treguar. Histori që bëhen legjenda, episode që i ndihmojnë tifozët të njohin më mirë idhujt e tyre. E ka nga ata pastaj, që kur shpjegon se ka kaluar kohë me një kampion në fëmijëri, nuk i beson njeri. Për fat ka caste që drejtësia vihet në vend, për ata që thonë të vërtetën. Si historia që zbulohet nga Chérif Sadio, gazetari sportiv, që në Instagram tregon për një takim shumë të vecantë për Sadio Manè.

Senegali është përballur dy herë me Guinea-Bissau gjatë kualifikueseve për Kupën e Afrikës. E kur Manè mbërriti në Bissau për ndeshjen e kthimit, gjeti që e priste një fytyrë e njohur. Ajo e Solo, një polic e mik i tij i fëmijërisë, historia è të cilit përshkruhet mirë nga gazetari: “Ka luajtur gjatë futboll me Sadio Mané kur ishin fëmijë, takoi Topin e Artë afrikan e i tregoi fotot e tyre të fëmijërisë. Po ju lë të imagjinoni skenën”. Pikërisht kështu, sepse Manè është me origjinë nga Guinea-Bissau, si ka rrëfyer një nga xhaxhallarët e tij pak kohë më parë. Një histori e bukur, që sigurisht e ka bërë të lumtur Mané, një që nuk harron kurrë rrënjët e tij edhe tani që është yll i Liverpool e futbollit botëror.

Një moment që vuri drejtësi për Solo që, si shpjegon Chérif Sadio, nuk e besonte njeri: “Solo më në fund heshti shumë njerëz që e quanin gënjeshtar se pretendonte që njihte Mané. Në Afrikë është e komplikuar për disa të thonë që njohin dikë të famshëm, sepse ka njerëz që mendojnë se nëse ata nuk njohin njeri, atëherë është kështu për të gjithë. Por pas këtij takimi, Solo fshiu cdo dyshim për të”.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Covid merr një jetë në çdo 17 sekonda në Evropë
Artikulli i radhësAksionet amerikane reflektojnë pesimizmin e investitorëve – As vaksina nuk ‘i shëron’. Bursa për datën 19 Nëntor 2020