Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, do të marrë pjesë në WomansEntrepreneurshipDay.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e kryeministrit, e cila shkruan në rrjetet sociale se ndjehet e privilegjuar që është pjesëmarrëse në evenimentin e rëndësishëm për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
Mes të tjerash, Linda Rama shkruan se pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese.
“E privilegjuar që jam sot në #WomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!’, shkruan Linda Rama.