Cardi B ka publikuar vetëm një këngë këtë vit “WAP”, që u kthye në hit, por kaq ka mjaftuar që Billboard ta emërojë “Gruaja e Vitit”.
Cardi do të marrë këtë çmim, edhe ka qenë një nga zgjedhjet që ka marrë më shumë kritika nga të gjithë, pasi ka publikuar vetëm një këngë gjatë 2020.
Por reperja ka vendosur të reagojë me anë të një video-je, pas kritikave që mori.
“Po po, ajo që nxorri atë këngën “WAP”. E dini? Ajo që shiti më shumë, ajo që transmetoi më shumë. Ajo që kishte republikanët në Fox Neës duke qarë për të. Ajo që do të jetë gjashtë herë platin në tre muaj,” dëgjohet të thotë reperja në video.