Avokati Altin Goxhaj, shkruan se qindra punonjës të Policisë së Shtetit janë të infektuar me Covid, dhe kjo bazuar në rezultatet pozitive të testeve që kanë kryer. Sipas tij, ky është me të vërtetë kulmi i absurdit dhe paradoksit, pasi punonjësit policisë kanë marrë urdhër që të mos izolohen dhe të vazhdojnë shërbimin, duke u bërë kështu shkak për përhapjen e virusit.
Postimi i Goxhajt
Një lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë: Në Policinë e Shtetit numërohen qindra punonjës policie të rezultuar formalisht (testime pozitive) dhe de facto (kanë simptoma të qarta) por, … ky është lajmi: kanë urdhër të mos izolohen në shtëpi por të bredhin rrugëve në shërbim. Në Komisariatin Nr 1 rezultojnë gati gjysma me Covid por kanë marrë urdhër të patrullojnë si përhapës infeksioni Burimi i lajmit? Një polic i infektuar!