Mbeten mister prej vitesh, vendet që ruajnë një sekret të madh

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 5a74236b18c7731eacb5a250

Ekzistojnë shumë vende që paraqesin interes për t’u vizituar në të gjithë botën, mes të cilave ka dhe prej atyre që paraqesin mistere që ende nuk janë zbuluar.

Ishulli Niihau, Hawaii

Niihau është ishulli më i vogël i banuar në Hawaii. Mund të shihet si një destinacion ideal për pushime, por është i ndaluar për vizitorët. Mbreti Kamehameha i Hawaiit ia shiti ishullin familjes së pasur Robinson që zotëronte plantacionin në 1863. Deri në vitin 1915, ishulli ishte i mbyllur për të huajt.

Sot, 130 njerëz jetojnë në ishull. Nuk ka rrugë, telefon apo një dyqn ushqimesh. Transporti bëhet me kalë apo biçikletë dhe furnizimet me anije nga një ishull tjetër. Sot, askush nuk lejohet të hyjë në ishull nëse nuk ftohet nga banorët e ishullit.

Zona 51, Nevada, SHBA

Zona 51 ndodhet 153 km në veri të Las Vegas dhe përkufizohet si një bazë ushtarake ku ruhen sekretet shtetërore të nivelit të lartë. Meqenëse CIA nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi këtë çështje, ajo që po ndodh në këtë rajon shpesh është subjekt i teorive të konspiracionit. Hyrja në këtë zonë sekrete është rreptësisht e ndaluar.

Svalbard Seed Hopper, Norvegji

Kjo depo është e vendosur në një gur ranor në një thellësi prej 120 metrash në ishullin Spitsbergen, në arkipelagun arktik Svalbard. Depoja është një nga vendet më të mbrojtura dhe më të sigurta në botë. E inaguruar në shkurt 2008, magazina përmban 250 milion fara nga të gjitha pjesët e botës.

Ishulli Spitsbergen u zgjodh për këtë depo sepse ka tokë të ngrirë për të lehtësuar ruajtjen dhe është 130 metra mbi nivelin e detit. Thuhet se farat këtu mund të ruhen për qindra apo edhe mijëra vjet.

RAF Menwith Hill, Angli

Një bazë ushtarake në rajonin e North Yorkshire, Forca Ajrore Mbretërore (RAF) njihet si qendra më e madhe e mbikëqyrjes elektronike në botë. Besohet se përdoret si një stacion për satelitët amerikanë, duke monitoruar aktet e terrorizmit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Kjo qendër sekrete u krijua në 1954 gjatë Luftës së Ftohtë për të kontrolluar rrjetet e komunikimit në Bashkimin Sovjetik. Ende nuk dihet për çfarë qëllimi përdoret sot.

Artikulli i mëparshëmMitsotakis: Të hapemi gradualisht drejt festës së Krishtlindjeve! Masat që duhen marrë në 2021
Artikulli i radhësEnigma që qëndron pas sorrave, shkencëtarët zbulojnë sekretin e madh