Matthijs De Ligt qëndron jashtë fushave prej datës 7 gusht. Mbrojtësi i Juventusit pësoi një dëmtim në shpatull në sfidën e kthimit të raundit çerekfinal të Champions League kundër Lyon, takim që bardhezinjtë e fituan 2-1, por në turin tjetër kaluan francezët (kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë).
Holandezi kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe më në fund ia ka dalë të rikuperohet. Një lajm shumë i mirë për trajnerin Andrea Pirlo, aq më tepër në një moment që janë jashtë dyshja Chiellini-Bonucci.
21-vjeçari i është bashkuar kampionëve të Italisë në stërvitje dhe do të grumbullohet për sfidën e së dielës (21 nëntor) kundër Cagliarit në kampionat.
“Gati”, shkruan De Ligt në “Instagram” në një foto gjatë seancës stërvitore. 21-vjeçari i prapavijës së Juventusit mezi po pret rikthimin në fushë dhe ndaj ekipit sard pritet të aktivizohet disa minuta.