“Çdo hapje e ekonomive europiane në funksion të festave të Krishtlindjeve duhet të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes”, kështu ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në video konferencën e liderëve të Bashkimit Europian lidhur me masat ndaj pandemisë.
Ai deklaroi se masat për të mbështetur ekonomitë europiane janë të domosdoshme në tremujorin e parë të vitit 2021. Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis theksoi nevojën për të arritur një koordinim sa më të mirë të mundshëm midis shteteve të BE në këtë valë të dytë të pandemisë, duke vënë në dukje se Greqia, si vendet e tjera, po përballet me një situatë gjithnjë në ndryshim.
Lidhur me diskutimin mbi koordinimin në nivelin evropian për testet për Covid-19, me theks në testet e shpejta të anti-genit, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia ishte një nga vendet e para në BE që përfshiu teste të shpejta në strategjinë e saj.
Diskutantët i kushtuan vëmendje të veçantë lajmeve pozitive për zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta dhe theksuan vendosmërinë e BE për veprim të koordinuar shpërndarjen e duhur të vaksinave pas miratimit të tyre nga autoritetet mbikëqyrëse kompetente.