Deklaratat e fundit të Lionel Messit kanë vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet e tij të krisura me Barcelonën, pikërisht kur u duk se ato ishin marrë fund. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është kthyer në Barcelonë pas paraqitjeve të mira me Argjentinën, ku mundën Perunë 2-0 në kualifikimet për Kupën e Botës. Në aeroportin e Barcelonës, i rrethuar nga fotoreporterë e gazetarë, Messi ka bërë një deklaratë e cila tregon se situata e tij në ‘Camp Nou’ nuk është e mirë.
“E vërteta është se unë jam lodhur duke qenë problemi për gjithçka te Barcelona”, u shpreh Leo.