Disa zhytës profesionistë kanë zbuluar në ujërat e detit në Sarandë dy automjete të mbytura. Mbeten enigmë arsyet dhe koha e mbytjes së këtyre automjeteve në det.
Pritet që grupi hetimor pas nxjerrjes së këtyre dy automjeteve nga deti të bëjë verifikimet e duhura për të dalë në një përfundim, nëse këto automjete mund t’i përkasin ndonjë ngjarjeje kriminale, dhe autorët për të zhdukur gjurmët i kanë mbytur makinat në det.