Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e komanduar, Emiriana Sako ka inspektuar procesin e rindërtimit në Durrës.
Rama është përqëndruar tek puna me pallatet në qytetin bregdetar. Ai thotë se 458 pallate në shtatë lote po meremetohen së brendshmi dhe po transformohen si brenda e jashtë.
Ai garanton se 157 pallate të dy loteve të fundit në Durrës përfundojnë në fillim të janarit teksa në total janë 615 që sipas kryeministrot do jenë shumë më të sigurtë e të bukur se nata tragjike e 26 nëntorit.
458 pallate në shtatë lote, jo vetëm po meremetohen së brendshmi, por edhe po transformohen në mjediset e brendshme dhe nga pamja e jashtme, bashkë me 157 pallatet të dy loteve të fundit që përfundojnë në fillim të janarit dhe plot 615 pallate gjithsej, do të jenë shumë më të sigurtë e shumë më të bukur se sa në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar