Gazetari Alfred Lela ka vendosur një manekin në studio.
Ai u shpreh se ky i ftuar ishte përfaqësuesi i qeverisë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i përfaqësuar me një manekin.
“Cakaj nuk është këtu, pavarësisht përpjekjes për të pasur një përfaqësues të cilit do nivel të ministrisë për të na folur për integrimin. Kam hasur një refuzim të sjellshëm, duke mos pasur një përfaqësues të qeverisë”, tha Lela në Ora News.