Prej largimit nga Shqipëria deri në ekzekutimin misterioz, Klodiana Lala nxjerr detajet e forta: Adriatik Tresa që u vra në Ekuador dyshohet për vrasjen e ‘bosit’ shqiptar

0
Prej largimit nga Shqipëria deri në ekzekutimin misterioz,

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador duket se ka lidhje me përplasjet mes shqiptarëve në qytetin Guayaquil.

Gazetarja investigative, Klodiana Lala tha se Tresa rezulton se ka qenë për herë të fundit në Shqipëri në vitin 2011, ndërkohë që në Ekuador ai ishte i njohur për vrasës me pagesë.

“Në 2011 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe. Atje mendohet se ka krijuar lidhjet e para me  grupe të trafikut të drogës. Në vitet 2011, 2012, 2013 ka nisur vajtje-ardhjet e para drejt Ekuadorit dhe më pas gjatë viteve të fundit ka qëndruar në Ekuador. Atje është dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit. Hidri pjesën më të madhe të jetës së tij e kishte kaluar në Greqi, aty ku nisi kontaktet me trafikantë të drogës. Ai u largua rreth 7 muaj përpara vrasjes së tij. Ndërkohë shtetasit grek që janë arrestuar për ekzekutimin e gazetarit, Valdiviezo, janë të njëjtën persona të cilët më herët, sipas policisë në Ekuador kishte lidhje dhe kishte kontakte Ilir Hidri. Iliri mendohej nga grupi se mund të shiste të dhëna dhe informacione tek DEA amerikane dhe Tresa ka reaguar edhe e ka vrarë. Tresa nuk ishte një njeri problematik në Shqipëri. Për herë të fundit ka ardhur në Shqipëri me identitetin e tij në vitin 2011. Në Shqipëri pinte kafe në vende shumë të humbura, ndërkohë që në Ekuador jetonte në rezidenca shumë të ruajtura. Tresa ishte i specializuar për të bërë vrasje me pagesë,” tha Lala për Opinion.

Artikulli i mëparshëmSituata e COVID, shpërthen analisti: Deklarojmë 16 pacientë në gjendje kritike dhe na vdesin …
Artikulli i radhësMinistri Gent Cakaj nuk i shkoi në emision, Alfred Lela bën veprimin e pazakontë, publikohen pamjet që po thyejnë rrjetin