U luajtën sot 8 ndeshje të fazës së grupeve të Champions League, ku u përcaktuan 4 ekipet e para që arrijnë kualifikimin.
Sevilla dhe Chelsea në Grupin E me fitoret e arritura pasditen e sotme, sigurojnë matematikisht kualifikimin, pas 4 ndeshjeve të luajtura.
Dy ndeshjet e ardhshme spanjollët dhe anglezët do të luftojnë për vendin e parë, teksa momentalisht janë me nga 10 pikë.
Në Grupin G, janë Barcelona dhe Juventusi që presin biletën për 1/16, me klatalanasit që udhëheqin me pikë të plota, 12, ndërsa bardhezinjtë kanë 9.