Nafta tregtohet e qëndrueshme. Investitorët presin vendimin e OPEC+ mbi kuotat e prodhimit. Bursa për datën 2 Dhjetor 2020

0
Oil Tanker Demand Solid, But Trade Tensions Could Change That | Hellenic  Shipping News Worldwide

Nafta po shfaqet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, ndërsa vijon të gjendet nën presion si pasojë e rritjes së rezervave në SHBA dhe shtyrjes së vendimit të OPEC+ për kuotat e prodhimit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 47 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 44 dollarë për fuçi.

Të dhënat e publikuara nga Instituti Amerikan i Naftës treguan se rezervat e naftës bruto u rritën me 4.1 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 2.4 milionë fuçi.

Të dhënat vijnë ndërkohë që OPEC dhe aleatët e tjerë vendosën të shtyjnë bisedimet për politikat e prodhimit deri të enjten, ndërsa duhej të përfundonin të martën.

Kjo tregon se vendet më të mëdha prodhuese në botë po hasin vështirësi në arritjen e një marrëveshje. Aktualisht, OPEC+ po zbaton marrëveshjen për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, pasi pandemia e koronavirusit ka dëmtuar kërkesën.

Sipas marrëveshjes së muajit prill, grupi duhet të rrisë prodhimin me 2 milionë fuçi duke filluar nga janari, por rritja e infektimeve mund ta shtyjë këtë vendim deri më mars.

Megjithatë, humbjet po kufizohen nga shpresat se shumë shpejt do të fillojë vaksinimi kundër Covid-19 në shumë vende të botës, që përkthehet në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe të kërkesës për naftë.

Bursa për datën 1 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA409.00+ 9.50
DIESEL389.50+ 5.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPD: Raporti alarmant i FMN tregoi katastrofën me financat publike! Me Ramën, ekonomia në depresion
Artikulli i radhësShqiptari në Brazil u ekzekutua nga një motoçiklist, ja çfarë panë dëshmitarët