Prefekti i Kukësit ‘rrëzon’ Këshillin e Qarkut, refuzon heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin

0

Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit.

Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.

Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Vetoin Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Artikulli i mëparshëmFshehje e numrit të viktimave nga Covid? Tritan Kalo: Tymnajë mbi punën tonë, ja pse nuk mund të ndodhë!
Artikulli i radhësKomiteti i Ekspertëve merr vendimin, Rakacolli: Masat antiCovid do të vazhdojnë pa afat, nuk ka të reja!