Shqiptari gjeti një çantë të mbushur plot me para dhe e dorëzoi në polici, shpërblimi që i dha pronari i tyre i lë të gjithë pa fjalë

0
Shqiptari gjeti një çantë të mbushur plot me para dhe e

Rasti i shqiptarit me prejardhje nga Kosova, Eduardt Latifi, i cili ka dorëzuar në polici një shumë të hollash që ka gjetur në rrugë ka bërë bujë të konsiderueshme në mediat zvicerane.

Por, pas jehonës së parë, pozitive dhe komplimenteve për Eduardin, ajo që tani po diskutohet është shuma modeste, 100 franga, të cilën ja ka dhënë gjetësit si shpërblim, gruaja që kishte humbur paratë.

Shuma e shpërblimit për gjetësin e parave nuk rregullohet me ligj në Zvicër. Kodi Civil Zviceran përmend vetëm një “shpërblim të duhur/adekuat për gjetësin”. Andy Theler, zëdhënës i policisë kantonale të Thurgaut, thotë: “Me një shumë prej 6200 franga, 100 franga ndoshta nuk është shpërblimi i duhur për gjetësin. Përvoja tregon se shpërblimi në raste të tilla zakonisht është rreth pesë deri në dhjetë për qind të shumës së gjetur”.

Ndërsa vetë Eduardt Latifi thotë: “Kur i gjeta paratë, nuk mendova për asnjë sekondë për shpërblimin që mund të më takojë si gjetës.

Thjesht doja t`i çoja në polici sa më shpejt që të ishte e mundur”.

 Sipas mendimit të tij, nuk është në rregull të dërgosh në polici diçka që ke gjetur, me shpresën se do të marrësh një shpërblim të lartë. Ai thjesht donte që çanta e gjetur me para, t’i kthehej pronarit. I pyetur për shumën prej 100 franga, ai thotë: “Edhe tani nuk më intereson nëse janë 10, 50 apo 100 franga apo thjesht, një çokolatë si falenderim. Do të mirëprisja një telefonatë personale nga pronarja”.

Artikulli i mëparshëmDorëhiqet zyrtari i lartë i Pentagonit
Artikulli i radhësMjekët japin alarmin: Kjo sëmundje po përhapet shumë te gratë nga 40 vjeç e lart, tregoni kujdes ndaj këtyre shenjave para se të jetë vonë